Shpenzimet buxhetore përfaqsojnë investimet dhe shpenzimet e kryera nga ana e institucioneve publike duke përdorur mjetet e siguruara nga të ardhurat buxhetore. Diferenca midis shpenzimeve buxhetore dhe të ardhurave jep defiçitin buxhetor.

Në rastin e Shqipërisë, shpenzimet buxhetore për 2009 ishin rreth 379 miliardë lekë ose 33% e PBB-së.

Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria paraqitet si më poshtë:

 


*Vlerësime të FMN
Burimi: FMN
Komentet dhe Analiza: ODA

Sikurse mund të shikohet edhe nga grafiku, Shqipëria ka shpenzimet buxhetore ndaj PBB-së më të ulta në rajon. Ndërkohë në vend të parë renditet: Greqia (50.4%) e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina (50%), Mali i Zi (47%), Serbia (44%), Kroacia (42%), Turqia (37%), Maqedonia (33%) dhe Kosova (31%).

Duke bërë një analizë kohore, vihet re se vendi me uljen më të madhe të shpenzimeve buxhetore gjatë dhjetëvjecarit të fundit është Bosnje Hercegovina, ndërsa vendi me rritjen më të madhe është Kosova.

Shpenzimet buxhetore të një vendi financohen kryesisht nga të ardhurat buxhetore si dhe nga borxhi apo privatizimet e objekteve publike. Përgjithësisht të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore duhet të ndryshojnë në mënyrë proporcionale, në mënyrë që të evitohet marrja e borxhit në nivele jo optimale.

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: R.E